Kompania amerikane e kaloi krizën e coronavirusit dhe i tejkaloi të gjitha pritjet, por ende duhet të presim për iPhone 12.
Përkundër të gjitha pritjeve të analistëve, kriza e coronavirusit nuk ka lënë asnjë gjurmë në Apple.
Të ardhurat u rritën 11 për qind në 59.7 miliardë dollarë në tremujorin e kaluar, transmeton Telegrafi.
Të gjitha fushat e produkteve u rritën, por më së shumti shitjet e Macs, por edhe iPads dhe Apple Watch u rritën ndjeshëm.
Fitimet u rritën dymbëdhjetë për qind në 11.25 miliardë dollarë.
Shitjet e iPhone
Numrat tejkaluan pritjet e analistëve. Ndër të tjera, iPhone performoi dukshëm më mirë sesa pritnin shumë vëzhgues të tregut. Apple rriti shitjet e produktit të saj kryesor me gati 1.7 për qind në 26.4 miliardë dollarë. Analistët kishin parashikuar që shitjet e iPhone do të ishin keq këtë herë.
iPhone 12 nuk vjen deri në tetor
Përkundër gjithë këtij lajmi pozitiv, kishte edhe një lajm pak të keq për komunitetin e Apple. Kështu që iPhone i ri do të vonohet këtë vit. Në vend të muajit tradicional të shtatorit, iPhone 12, për të cilin thuhet se është i aftë për rrjetin 5G, “do të vonohet për disa javë”, siç konfirmoi CFO Luca Maestri të premten në mbrëmje./Tv Malisheva