Huawei është në një situatë të vështirë, me serinë Mate 30 të vjeshtës, duke u prekur nga ndalimi i SH.B.A-ve.
Kjo u materializua me daljen e telefonit pa shërbimet Google, diçka që ka të ngjarë të mbajë larg klientët e mundshëm kur ai do të bëhet i disponueshëm jashtë Kinës në një datë të panjohur më vonë.
Huawei dëshiroi të tejkaloj Samsung këtë vit, për t’u bërë shitësi numër një i telefonave në botë, por, përkundrazi, ka të ngjarë të bie përsëri në vendin e tretë, sipas një studimi të fundit të DigiTimes.
Ndërkohë, Apple dhe linja e tyre e fundit, iPhone 11, po shijojnë një pritje shumë të suksesshme në treg.
Telefonat po performojnë mirë, deri në pikën ku porositë e prodhimit janë rritur, sipas raporteve.
Nën status quo-në e tanishme, Apple ka të ngjarë të rimarrë vendin e dytë në tremujorin e fundit të vitit 2019 – të cilën humbi ndaj Huawei pak më shumë se një vit më parë – duke e shtyrë Huawei përsëri në vendin e tretë në renditjen globale të shitësve të telefonave