Apple po punon për një telefon të ri që do të përfaqësojë një lloj krejtësisht të ri të pajisjeve për atë kompani të njohur.
Ai pritet të jetë një telefon rrokullisës, i cili do të pajiset me një ekran “fleksibël”. Kompania, e njohur për faktin që nuk komenton zakonisht për produktet e saj në zhvillim dhe nuk u referohet thashethemeve rreth tyre, duket se këtë herë ka një pajisje të re në një fazë tashmë të përparuar të zhvillimit.
Gjegjësisht, duket se dy telefonat prototipa të iPhone kanë kaluar me sukses provat e brendshme në fabrikën e Foxconn në Kinë, raportoi gazeta tajvaneze The Daily Times.
Sipas informacionit deri më tani, iPhone “fleksibël” i Apple duhet të ketë një dizajn të ngjashëm me modelin Galaxy Fold të Samsung: një ekran të jashtëm më të vogël, kamera të vendosura në pjesën e pasme të pajisjes dhe një ekran të madh fleksibël./TV Malisheva