- Reklamë e sponsorizuar -

Komisoni i Gjyqtarëve ka aprovuar ndryshimin lidhur me çështjen e numrit të zëvendësimeve brenda një ndeshje në futbollin kosovar.

Tashmë skuadrat kosovare do të kenë të drejt që brenda një ndeshje të Superligës ose Kupës së Kosovës të bëjnë deri në pesë zëvendësime.

Më poshtë njoftimi zyrtar nga FFK:

Ditë më parë IFAB e ka aprovuar propozimin e FIFA-s për të futur një ndryshim të përkohshëm në Ligjin 3 – Lojtarët, në lidhje me numrin maksimal të zëvendësimeve të lejuara për garat e planifikuara që përfundojnë në vitin 2020, pavarësisht nëse tashmë kanë filluar. Ky ndryshim është bërë si pasojë e pandemisë Covid-19.

Komisioni i Gjyqtarëve e ka aprovuar këtë ndryshim dhe ajo do të zbatohet në vazhdimin e garave të këtij edicioni si në garat e Digitalb Kupës së Kosovës, ashtu edhe në kampionat, ngase kjo do t’u mundësojë skuadrave ta kenë më të lehtë përballimin e orarit të ndeshjeve në vazhdim./ Tv Malisheva

- Reklamë e sponzorizuar -