Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka miratuar një rezolutë për nisjen e një hetimi kundër forcave ushtarake ruse të akuzuara për abuzim.

Në një seancë urgjente në Gjenevë, këshilli dëgjoi akuzat për krime lufte – ekzekutime civile, përdhunime, tortura dhe rrëmbime të detyruara.

Rezoluta u miratua me 33 vota pro, 12 abstenime dhe dy vota kundër – nga Kina dhe Eritrea.

Rusia u pezullua nga Këshilli muajin e kaluar dhe vendosi të mos i bashkohet seancës si vëzhguese, raporton BBC.

Share.