Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, është bërë të martën baba për herë të dytë.
Ai dhe bashkëshortja e tij, Labeata Shala, kanë mirëpritur në jetë një vajzë.
Ka qen vet Abrashi ai i cili ka bërë të ditur lajmin për bërjen prind për herë të dytë, përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Facebook.
Minsitri ka shfaqur imazhin e vajzës së porsalindur, teksa në mbishkrimin e saj ka shkruar falënderime për të gjithë ata që e uruan.
“Miq. Jemi bërë prindër përsëri. Familjes sonë tani iu shtua edhe një vajzë. Ju faleminderit të gjithëve për urimet e mesazhet e mira. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar Arban Abrashi në Facebook.
Çifti janë gjithashtu edhe prindër të një djali më të madh. /TV Malisheva