Prezantuesja shqiptare, Arbana Osmani, ka publikuar bisedën e fundit që pati me tashmë të ndjerën, producenten Vjosa Berisha.
Në bisedat e publikuara nga vetë Osmani, shihet se producentja Berisha ishte shprehur optimiste për gjendjen e saj shëndetësore.
“Po moj zemër, kalon por e do kohën e vetë”, ishin fjalët e Vjosa Berishës.
“Sa shumë shpresë që pate gjithmonë o Vjosa”, shkroi prezantuesja në postimin e saj./TV Malisheva
