Estradës Shqiptare gjithnjë e më shumë po i shtohen emra të rinj, të cilët po sjellin risi në tregun e muzikës.

E tillë është këngëtarja e re Arbanna, e cila ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re “I theve premtimet”.

Kënga është një baladë e zhanrit pop folk.

Muzika është realizuar nga Blero në bashkëpunim me Albos, ndërsa tekstin e ka shkruar gjithashtu Blero.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, xhirimet e së cilit i janë besuar produksionit XL Films.

Arbanna është një emër i ri në tregun e muzikës, nën menaxhimin e këngëtarit shumë të suksesshëm, Blero. /TV Malisheva

 

Share.