Kryeministri Edi Rama i propozoi sot presidentit Ilir Meta emërimin e Arben Ahmetajt si ministër Shteti për Rindërtimin.

“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave, ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program, të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, u shpreh Rama.

Ndërkohë presidenti Ilir Meta reagoi përmes zëdhënësit të tij, Tedi Blushi, duke konfirmuar miratimin e kësaj kandidature.

“Asnjë sekondë vonesë për dekretimin e ministrit të ri të Shtetit për Rindërtimin”, tha Blushi.

Share.