Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Arben Tahirit.

Tahiri po kërkohet për shkak të veprës penale, blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Personi i kërkuar është: • ARBEN (Canё) TAHIRI i lindur me 24.12.1983 në luzern-Zviver.I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale: “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”‘, thuhet në komunikatën për media.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Share.