Nga dita e djeshme infektologu, Arben Vishaj është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të Klinikës Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Vishaj i cili tha se dje e ka pranuar këtë pozitë nga drejtoria e Shërbimi Spitalor Klinik Universitar të Kosovës”.

“Po është e vërtetë jam emëruar ushtrues detyre I drejtorit të Klinikës Infektive”, tha shkurt Vishaj.

Infektologu, Arben Vishaj është emëruar në këtë pozitë pasi dorëheqje nga ky postë ka dhënë Izet Sadiku tash e tri javë.

Sadiku ditë më parë kishte deklaruar se dorëheqje ka dhënë për arsye personale, derisa këtë pozitë e kishte pranuar në fillim të marsit kur vendi ynë përballuar me valën e tretë të COVID-19.

Izet Sadiku ishte emëruar si u.d. të drejtorit të Klinikës Infektive pas dorëheqjes së Lindita Ajazaj-Berishës. /TV Malisheva

Share.