Sulmuesi kosovar Arbër Zeneli ka treguar se si ndihet pas një pauze të gjatë që iu desh të bëjë pa dashjen e tij.Kjo pasi ai pësoi një dëmtim të rëndë që e la jashtë për nëntë muaj derisa ishte i angazhuar me “Dardanët”.
Pas rikuperimit, Zeneli bëri një paraqitje të shkurtër, por pastaj u shfaq pandemia Covid-19, gjë që bllokoi tërë botën sportive.Kjo pauzë e gjatë si duket ka bërë që ai të përmallohet për topin dhe këtë e ka shprehur në llogarinë e tij në Instagram.
“Imagjinoni të mos luani një ndeshje të plotë për një vit? Ndihem i zbrazët pa topin, mezi pres të rikthehem për sezonin e ri”./Tv Malisheva