Skuadra e Arbërisë po vazhdon me përforcimin e ekipit para stinorit pranveror të Superligës së Kosovës.
Para pak çastesh, Arbëria ka njoftuar për transferimin e Andi Seferit, talentit 19 vjeçar, i cili në të kaluarën ishte pjesë e akademisë së Borussia Monchengladbach.
Seferi gjithashtu ka luajtur edhe tek përfaqësuesja u-19 e Kosovës.
Ja njoftimi:
“Andi Seferi mirësevjen
Klubi yn ka arritur marrveshje me futbollistin 19 vjeçar, mesfushorin Andi Seferi.
Andi ishte pjesë e akademis së Borussia Mönchengladbach.
Ka luajtur tek ekipi FC Wegberg-Beeck , se fundi ishte pjesë tek FC Union Schafhausen dhe i bashkohet klubit tonë në këtë sezonë!
Seferi ka luajtur edhe tek përfaqesuesja e Kosovës U19”, shkruhet në njoftimin e klubit./TV Malisheva