Tri ndeshje, shtatë pikë. E si mund të mos jetë i kënaqur Arbnor Morina?

Trajneri prishtinas ka përgëzuar futbollistët e Arbërisë për fitoren në Brestovik të Pejës kundër Besës, 3:0

“E kemi përgatitur skuadrën që Besa është një ekip i mirë dhe që dëshiron të luajë futboll të hapur. Këtë e dëshmoi në pjesën e parë”, deklaroi Morina për Art Sport.

“Në pjesën e dytë e përmirësuam realizimin dhe shënuam tri gola. I morëm tri pikë, pasi që kishim ardhur për to. Besa është një skuadër që të lejon të luash futboll”.

“Angazhimi i futbollistëve dhe fakti që djemtë nuk po bijnë psikologjikisht kur s’po kan rezultat. Gjatë fazës përgatitore kemi biseduar gjatë gjithë kohës me lojtarët që në Superligë duhet t’i marrim ndeshjet një nga një. Deri më tani futbollistët janë për cdo lavdatë”.

“Tani duhet të mendojmë menjëherë për ndeshjen e ardhshme sepse orari është shumë i ngjeshur në këtë fillim të kampionatit”, shtoi Morina.

Share.