Peja sonte u trondit nga lajmi i vrasjes së kandidatit të PDK për kryetar Astrit Ademaj dhe Blerand Kadriaj, poashtu eksponent i PDK.
Lajmi ishte i rëndë për të gjithë por sigurisht më së shumti për familjet.
Astriti është i afërm i Missit dhe tashmë aktores Arbnora Ademaj.
Kjo e fundit ka reaguar e shokuar përmes rrjeteve sociale.
“Ah bre Astrit që na këpute shpirtin. Nuk po muj me besu, heret bre na le. U prehsh në paqe” – shprehet Ademaj.
Arbnora ka shprehur paraprakisht përkrahjen për djalin e axhës së babait të saj në kandidaturën për qytetin e bukur të Pejës teksa vetëm pak javë pas, asaj i është dashur të kumtojë zhvillimin e kobshëm, për të cilin ka vendosur edhe fotografinë e zezë në rrjete sociale. /TV Malisheva