Hellas Verona është duke kërkuar një lojtar defanziv për edicionin e ri.

Sipas asaj që raporton TMW, Amir Rrahmani tashmë është zyrtarisht lojtar i Napolit dhe ata duan një zëvendësues për të.

Marash Kumbulla është aktualisht mbrojtësi i vetëm, derisa skuadra italiane dëshiron të transferojë Ardian Ismajlin.

Mbrojtësi shqiptar që katër sezone është pjesë e Hajdukut të Spiliti, aty ku ka treguar formë të lartë.

Kjo gjë ka bërë që Hellas Verona të tentojë transferimin e tij, e që në verë mund ta shohim Ismajlin duke luajtur në Serie A.

Për reprezentuesin e Shqipërisë thuhet se në garë janë edhe klubet si Atalanta, Bologna, Torino dhe Cagliari./ Tv Malisheva

Share.