Politikologu nga Malisheva që jeton në Suedi, Ardian Mazreku në kuadër të partisë Moderaterna garon për deputet në parlamentin suedez, në zgjedhjet që do të mbahen këtë të dielë për asamble regjionale e asamble komunale në Suedi, shkruan TV Malisheva.
Profesori Nexhat Krasniqi përmes një postimi në llogarinë e vet, në “Facebook”, iu ka bërë thirrje të gjithë mërgimtarëve që jetojnë në atë vend ta përkrahin në zgjedhjet e së dielës.
“Ju që jetoni në Suedi e që keni lidhshmëri me miq tuaj në Suedi, ndani pak kohë e apeloni në mbështetje politike të mergimtarit tonë të nderuar, atdhedashësit z. Ardian Mazreku. Nëse ne ia japim një mundësi politikologut z. Mazrekut, ai do shfrytëzojë shumë mundësi, që të kontribuojë edhe për atdheun e origjinës së tij.”
Krasniqi ka treguar për kontributin e familjes Mazreku për çështjen kombëtare, ku babai i tij hapi edhe shkollën e parë në gjuhën shqipe, në Halmstad.
“Ardian Mazreku është i lindur në Malishevë të Kosovës, prindëri i tij mësuesi Nuhi A Mazreku u detyrua ta ndërprejë punën si mësues që ishte në Malishevë gjatë viteve ’80-ta të shekullit XX, sepse ishte pjesë e organozimeve në ilegalitetet për kauzë kombëtare. Prandaj, sistemi i regjimit jugosllav i ra në gjurmë, i cili pas burgosjes… detyrohet të migrojë në Suedi. Pas presionit të regjimit jugosllav…, u detyrua ta marrë edhe familjen në Suedi. Aty u veçua me organizime nga më të ndryshme për çështjen kombëtare, me ç’rast në Suedi hapi edhe shkollën e parë në Gjuhën shqipe në vitin 1984 në Halmstad”, ka shkruar Nexhat Krasniqi, duke theksuar se kjo familje ka dhënë kontribut edhe në luftën e UÇK-së.
Postimi i plotë i pa ndërhyrje:
Të nderuar miq, e ju atdhedashës
Ju që jetoni në Suedi e që keni lidhshmëri me miq tuaj në Suedi, ndani pak kohë e apeloni në mbështetje politike të mergimtarit tonë të nderuar, atdhedashësit z. Ardian Mazreku.
Nëse ne ia japim një mundësi politikologut z. Mazrekut, ai do shflytëzojë shumë mundësi, që të kontribuojë edhe për atdheun e origjinës së tij.
Të nderuar miq,
Ardian Mazreku është i lindur në Malishevë të Kosovës, prindëri i tij mësuesi Nuhi A Mazreku u detyrua ta ndërprejë punën si mësues që ishte në Malishevë gjatë viteve 80-ta të shekullit XX, sepse ishte pjesë e organozimeve në ilegalitetet për kauzë kombëtare. Prandaj, sistemi i regjimit jugosllav i ra në gjurmë, i cili pas burgosjes… detyrohet të migrojë në Suedi. Pas presionit të regjimit jugosllav…, u detyrua ta marrë edhe familjen në Suedi. Aty u veçua me organizime nga më të ndryshme për çështjen kombëtare, me ç’rast në Suedi hapi edhe shkollën e parë në Gjuhën shqipe në vitin 1984 në Halmstad.
Kur thirri kushtrimi për atdhe, djemtë e mësuesit Nuhi u rreshtuan në radhët e UÇK-së…
Kjo familje është me vlera të veçanta kombëtare e intelektuale, prandaj duhet t’i shflytzojmë mundësitë e lidhjeve tona, që t’ia japim mundësinë politikologut Ardian Mazrekut, e njëkohësisht do ia japim edhe mundësinë vendit tonë…
Politikologu Ardian Mazreku në kuadër të PARTISË MODERATERNA konkurron për deputet në Parlamentin suedez, asamble regjionale e asamble komunale.
Ju që jetoni në Suedi, e ju që keni miqësi në Suedi, jepne kontributin tuaj, sepse është një kontribut edhe për t’iu dhënë mundësinë e përfaqësimit institucional të mërgatës tonë të çmuar.
Në zgjedhjet e datës 11.09.2022, presim të mirren votat e mjaftueshme, që politikologut Ardian Mazreku të bëhet deputet në Parlamentin e Suedisë.
Suksese!
Malishevë,
Shtator, 2022.