Klubi tetovar, Shkëndija ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Ardian Nuhiu.
Aventura e Nuhiut te Shkëndija nuk ka zgjatur as gjashtë muaj, pasi rezultatet jo të dëshirueshme këtë sezon në Superligën e Maqedonisë së Veriut dhe eliminimi i hershem nga garat evropiane kanë bërë që drejtuesit t’i ndajnë rrugët me të.
“Ndajmë këtë vendim me bindjen se, në këtë moment, e rëndësishme është të bëhen ndryshime që do të sjellin një frymë të re dhe një drejtim të ri për ekipin tonë”.
“Jemi mirënjohës ndaj trajnerit Nuhiu dhe stafit të tij për kontributin e dhënë për sakohë ishin pjesë e jona, duke u uruar suksese në të ardhmen e tyre profesionale”.
“Vazhdojmë me vendosmëri, duke reflektuar dhe reaguar, në drejtim të ngritjes dhe sigurimit të cikleve të fitoreve në gjysmëstinorin e radhës”, thuhet në njoftimin e klubit tetovar. /Telegrafi/
/TV Malisheva