Drita ka regjistruar ndoshta befasinë e xhiros, duke u mposhtur 1-2 nga Trepça’89.
Tekniku i gjilanasve, Ardian Nuhiu, u pa tejet i pakënaqur me këtë rezultat, ndërsa pohoi faktin se skuadrës së tij nuk i shkoi shumëçka, sidomos në pjesën e parë.
Tutje për mikrofonat e “Art Sport” ai tha se në 45 minutat e fundit djemtë bardhekaltër ishin më kërkues, me çka edhe ngushtuan epërsinë, por që s’ia dolën të paktën të barazonin.
“Pjesa e parë ishte shumë e keqe. Asgjë nuk na shkoi. Kundërshtari ishte përgatitur mirë me kundërsulme, andaj edhe na dënoi.
Në pjesën e dytë ishim më kërkues, ku edhe ia dolëm të shënojmë, por jo diçka më tepër”, ka thënë Nuhiu.
/TV Malisheva