Ardit Gjebrea është një nga emrat më të dashur për publikun.
Ai njihet për sukseset e shumta në karrierë, miqësinë e afërt që ka me kolegë e fansa, e zemërgjerësinë për tu ndihmuar njerëzve në nevojë.
Mirëpo dikush po tenton ta keqpërdor emrin e tij si duket për përfitime personale, prandaj Arditi ka vendosur që nëpërmjet një postimi në Instagram ti ftoj ndjekësit që të jenë kujdes.
“Kujdes!!! Mos jepni asnjë të dhënë tuajën personale, nëse ju kërkojnë nga llogari të ndryshme me emrin tim në Facebook ose Instagram! Mos hyni në asnjë lojë që ka emrin apo foton time. Gjithçka është një tallje e dikujt! Vetëm kjo është faqe e imja, e verifikuar!”, u shpreh Arditi nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Instagram. /TV Malisheva