Kuvendi i Komunës së Malishevës ka zgjedhur Argjend Thaçin – kryesues të Kuvendit, i cili vjen nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton TV Malisheva.

 Procesi i votimit për kryesues të Kuvendit të Komunës ka shkuar në tri raunde, pasi në dy rundet e para, asnjëri nga kandidatët nuk mori shumicën e nevojshme, ndërsa në raundin e tretë, kryesues u zgjodh Argjend Thaçi.

Thaçi në këtë raund të votimit mori 15 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme.

Kryesuesi i ri i Kuvendit, Argjend Thaçi ka falënderuar këshilltarët për besimin e dhënë, duke premtuar se funksionin e tij do ta ushtrojë në pajtim të plotë me Ligjin  dhe se do të jetë bashkëpunues me të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës.

 

Njoftimi i plotë nga Komuna:

Kuvendi i Komunës së Malishevës, sot e ka mbajtur mbledhjen e parë të jashtëzakonshme, me rend dite, zgjedhja e kryesuesit, ku me shumicë të votave, kryesues i Kuvendit të Komunës së Malishevës, është zgjedhur Argjend Thaçi.

Procesi i votimit për kryesues të Kuvendit të Komunës, ka shkuar në tri raunde, pasi në dy rundet e para, asnjëri nga kandidatët nuk mori shumicën e nevojshme, ndërsa në rundin e tretë, kryesues u zgjodh Argjend Thaçi nga radhët e LDK-së, i cili në këtë rund të votimit mori 15 vota, ndërsa një votë u shpall e pavlefshme.

Pas kësaj, kryesuesi i ri i Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, ka mbajtur një fjalim rasti, ku është zotuar se do të jetë bashkëpunues me të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvendin e Komunës së Malishevës, dhe do të angazhohet për një kuvend që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe transparencë të plotë.

 

May be an image of 1 person, standing, suit and indoor

 

 

Share.