Argjira Spanca dhe Graciano Tagani i çuditën të gjithë kur zbuluan se ishin më shumë se miq. Ndërsa dje, në një intervistë për emisionin “Natën me Aulonën”, ata kanë rrëfyer gjithçka në lidhje me marrëdhëien e tyre, të cilën e mbajtën sekrete për një kohë të gjatë, duke qenë se, siç treguan, Argjira kishte frikë se mos i kapte syri i keq.

“Kur unë erdha në Tiranë filluam që të flisnim, sepse unë Gracianon e njihja që më herët. Unë dhe Graciano kemi qenë shokë shumë të mirë vite më parë, pastaj kur erdha në Tiranë për punën, filluam të ndërronim pak stilin dhe filluam të shoqëroheshim pak më shumë se dy miq. Në fillim, para se të vija në Tiranë, nuk më ngacmonte asnjëherë dhe kur filloi të më ngacmonte nuk e merrja seriozisht”, -tha Argjira.

Ndërsa Graciano rrëfeu se që në momentin e parë që e pa Argjirën ishte i bindur se ajo do të ishte e tij.

“Që në momentin e parë që e kam parë kam menduar kjo do jetë e imja, por ishte e vështirë, sepse kjo ishte në Kosovë dhe ishte një lidhje që e dija që nuk do funksiononte. Dhe i thosha vetes pse torturohesh se kjo gjë nuk do ecë. Pastaj thashë ‘Kjo është dashuria e vërtetë! Ti do luftosh’. Bëra hilet e  mia derisa erdhi këtu ku erdhi”, -tregoi ai.

Çifti tanimë bashkëjeton dhe duket se gjithçka po shkon për bukuri, gjë që Argjira nuk e priste.

“E kam pritur më keq bashkëjetesën, sepse shoqet më kishin thënë që bashkëjetesa me një mashkull është ferr. Por Graciano është i rregullt, më ndihmon pafund në shtëpi, edhe në kuzhinë”, -u shpreh Argjira.

Sa u përket planeve të dasmës, ata thanë se është diçka që nuk e kanë me shumë dëshirë.

“Ne nuk kemi ndonjë fis të madh që të bëjmë dasmë të madhe. Gjira nuk i ka qejf këto gjëra dhe shyqyr, se më ka kursyer ca lekë me këtë rast. Jemi shumë rehat! Nëse do të vijë, do të vijë natyrshëm dhe më shumë për të mbledhur miqtë”, -tha Graciano.

Gjatë intervistës, Graciano u shpreh se pas lidhjes me Argjirën i ka ndryshuar jeta si në plotësimin e shpirtit, por edhe në anën profesionale. /TV Malisheva

Share.