Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë. Në njoftimin e Arifit, thuhet se ky kallëzim penal është për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Kallëzimi penal do të dorëzohet nesër ne orën 14:00 nga vet kryetari i Preshevës.
Lexoni njoftimin e plot:
Të martën në ora 14:00, në cilësinë e kryetarit të Komunës së Preshevës, bëj dorëzimin e Kallëzimit Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së R. Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptarë.
Ju ftoj në press-konferencë para ndërtesës së Prokurorisë, ku do të merrni vesh më shumë rreth Kallëzimit Penal, që po dorëzojmë, në lidhje me zhvatjen e mjeteve të taksapaguesve nga Kosova përmes konkursit të Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe implikimit të Qeverisë së Kosovës.
/TV Malisheva