Kryetari i nëndegës së LDK’së në Dobërcan, Naser Arifi beson se kandidati për kryeministër nga radhët e partisë së tij duhet t’i kryejë disa kushte.

Ligji Antimafia, sipas tij është kryesori, ku duhet të ushtrohet ndaj të korruptuarëve, raporton TV Malisheva.

Ai gjthashtu numëron kushtet e tjera të cilat duhet t’i plotësojë kandidati.

Ja postimi i tij i plotë:

Pjese nga diskutimi i përgatitur per kuvendin e LDK-es;

Cilido qe do te jete ne postin e kryeministrit nga radhet e LDK-es, duhet te premtoj ketu, qe puna e pare e tij do te jete ligji ANTIMAFIA dhe vetingun( pastrimin e drejtesise nga prokuroret dhe gjykatesit e korruptuar e shantazhuar)

Çdo kandidat i LDK-es per kryeminister, duhet ti plotesoj tri kushte;

– Se paku per 6 – muaj, familjen e tij te ngushte do ta strehojë ne SHBA
– Qeverine do ta udheheq per 6 – muaj nga nje rezidence qeveritare ku do te ruhet nga njesite elite te policise
– Ti shpalle lufte te hapur sistemit mafioz ku jane te perzier poltikanet me bizneset.

Çdo kandidat i cili pretendon poziten e kryetarit te LDK-ës, duhet te premtoj reforme demokratike brenda partise, duke instaluar ne LDK sistemin amerikan te zgjedhjeve brenda partise, ku para zgjedhjeve te shteterore duhet te mbahen zgjedhje branda partise, ku perfshihen fushata dhe pastaj votimi, nje anetar-nje vote.

Share.