Tre persona janë lënduar dhe një ari ka ngordh si pasojë e aksidentit që ndodhi dje në kilometrin e tetë të autostradës “Ibrahim Rugova”.
Këtë për klankosova.tv e konfirmoi Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policin e Kosovës. Ai tha se vetura është ndeshur me ariun në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.
“Në autostradë, në km e tetë Vërmicë – Prishtinë, në ora 3 e 40 të mëngjesit t’hershëm, një veturë ka ndeshur në një ari”.“ Si pasojë tre persona që gjendeshin në veturë kanë pësuar lëndime, po ashtu ariu ka ngordhur si pasoje e aksidentit”, ka thënë Krasniqi.