Një deklaratë e çmendur ka ardhur nga ish-futbollisti i Bayern Munchen, Arjen Robben.
Ai mund të rikthehet nga pensionimi i tij nga futbolli. Holandezi ka folur për Bayern Podcast në lidhje me largimin nga futbolli.
“Në fillim nuk më mungonte futbolli aspak. Më pas koha kaloi dhe një ditë e kapa veten duke thënë: ‘Mbase dua të luaj sërish’. Kohë pas kohe e kam sërish një dëshirë të tillë”.
“Është shumë e çuditshme për të gjithë kur largohen nga futbolli. Vazhdoj të jem një atlet. Më mungojnë shumë ndeshjet, kam qenë shumë i zënë. Nuk kam planifikuar kurrë asgjë”, – tha ai./ Tv Malisheva