Armela Krasniqi mori sot zyrtarisht detyrën e re si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Në prezantimin e saj në ambientet e AMA-s, ishte i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genc Gjonçaj.

Ish-kryetari i AMA-s, Gent Sala i dorëzoi Krasniqit detyrën në këtë pozicion.

Gjatë takimit, Krasniqi dhe Sala diskutuan mbi sfidat e këtij institucioni, pritshmëritë dhe rolin e Autoritetit të Mediave Audiovizive si rregullator i mediave.

Krasniqi do të drejtojë AMA-n për një mandat 5-vjeçar.

Në seancën e fundit të legjislaturës IX, deputetët e Kuvendit votuan me 83 vota pro kandidaturën e Armela Krasniqit në krye të AMA-s.

Prej 2017-ës, Krasniqi drejtoi Agjencinë Telegrafike Shqiptare pas një karriere të gjatë në medie./Atsh/TV Malisheva

Share.