Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka postuar disa fotografi të vizitës në famijen e dëshmorit Habib Zogaj ”Arbëri”.
Ministri Mehaj tha se lirinë e vendit tonë e fituam duke dhënë gjithqka nga vetja, dhe njëri ndër ata ishte edhe Habib Zogaj, i cili braktisi studimet për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë edhe zëvendëskomandant i njësitit diversant- vëzhgues
Postimi i plotë:
Sot në komunën e Malishevës, vizituam familjen e dëshmorit Habib Zogaj “Arbëri”.Lirinë e vendit tonë e fituam duke dhënë gjithçka nga vetja, duke sakrifikuar e kontribuar pa u ndalur për atdheun tonë. I tillë ishte edhe Habib Zogaj, i cili braktisi studimet për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u bërë edhe zëvendëskomandant i njësitit diversant- vëzhgues.
/TV Malisheva



/TV Malisheva