Me anë të një postimi në facebook, ministri i Mbrojtjës, Armend Mehaj ka thënë se familjet atdhetare sikur kjo janë gjithmonë udhërrëfyes për ne.
Gjithmonë do t’i nderojmë e respektojmë, dhe se mësuesit tanë kanë qenë gjithmonë vizionarë e ndriques të rrugës tonë. I tillë ka qenë edhe mësuesi Salih, mbjelljen e atdhedashurisë tek nxënësit e kishte primare.
Postimi i plotë:
Në komunën e Malishevës, vizitë familjes së dëshmorit Salih Bytyçi.
Mësuesit tanë kanë qenë gjithmonë vizionarë e ndriques të rrugës tonë. Nga duart e tyre kanë dalë gjenerata të shumëta atdhetare e liridashëse, të cilat i kanë shërbyer atdheut me dinjitet e përkushtim.
I tillë ka qenë edhe mësuesi Salih, mbjelljen e atdhedashurisë tek nxënësit e kishte primare. Ai nuk ishte vetëm i pendës, por edhe i pushkës. Në kohën kur i duhej më së shumti atëdheut, ai mori pushkën dhe iu bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Djali i tij, Afrimi, kishte gëzim në shtëpi, këtij gëzimi iu bashkuam edhe ne. Ardhja në jetë e fëmijut ishte lumturi e veçantë, trashëgimtari më i ri i kësaj familje mbanë emrin e gjyshit të tij, Salih Bytyçi.
Familjet atdhetare sikur kjo, janë gjithmonë udhërrëfyes për ne. Gjithmonë do t’i nderojmë e respektojmë.
/TV Malisheva