Analisti Armend Muja ka dhënë disa statistika interesante në paraqitjen e tij të fundit në Debat Plus.

Muja dhe organizata e tij për grumbullim të statistikave ka llogaritur demografinë e votuesve të Partive të mëdha politike në Kosovë dhe ka arritur të gjejë në një farë mënyre se sa për qind të votave do merrnin ato në rastin më të mirë dhe sa në rastin më të keq.

PDK del Partia fituese e këtyre zgjedhjeve nga statistikat e Mujës, pasi në rastin më të mirë subjekti i udhëhequr nga Kadri Vesli do arrijë 224,456 apo 29.20% të votave, duke u ndjekur nga mbrapa prej Vetëvendos

jes me 221,981 vota(28.90%), ndërsa LDK dhe AAK-PSD mbesin mbrapa me 27.20% përkatësisht 20.30%.

Në Demografinë e Partive që llogariten të jenë votuesit tradicional të partive të cilët pritet të jenë të gatshëm dhe këtë radhë për të votuar për subjektet në të cilat kanë besuar çdo herë udhëheq prapë PDK me 195,168 vota e ndjekur nga LDK me 191,192 vota e pak më mbrapa janë Vetëvendosje me 145,075 vota dhe AAK-PSD me 15% apo 116,447 vota.

Share.