Federata e Futbollit të Kosovës vazhdon ndarjen e çmimit “Ylli i Javës” pas çdo xhiroje në Albi Mall Superligë.
Çmimi i më të mirit për javën e 11-të i takon futbollistit të Ballkanit, Armend Thaqi.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga komisioni i veteranëve të futbollit, në përbërje.
Armend Q. Thaqi u vlerësua si bartës i lojës së kampionëve në ndeshjen kundër Drenicës dhe si më i merituari që skuadra e tij iu shmang humbjes në Skenderaj. Thaqi, i cili po kalon në formë të shkëlqyeshme, realizoi golin e barazimit në minutën e 81-të.
Thaqi, i cili me paraqitjet e tij ka shkëlqyer edhe në UEFA Conference League, ka shprehur besimin se në javët në vazhdim skuadra e tij do t’i radhisë fitoret dhe do të jetë sërish në kreun e tabelës, raporton TV Malisheva.
“Ky çmim për mua është i rëndësisë së lartë, sepse Superliga e Kosovës është gara në të cilën unë jam rritur dhe jam zhvilluar si lojtar, dhe çdoherë kur shpërblehem për ndeshjet në këtë ligë per mua është kënaqësi e veçantë. Ballkani edhe këtë vit po tregon që është ekip i kompletuar dhe i konsoliduar, me synime të qarta që të jemi kampion sërish. Krahas kësaj për mua dhe për bashkëlojtarët e mi është nder që po e përfaqësojmë Kosovën dhe futbollin e saj denjësisht edhe në arenën ndërkombëtare”, tha Armend Thaqi për faqen zyrtare të FFK-së.