Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë zbuluar se raketat balistike të lëshuara nga Rusia në Ukrainë përmbajnë një surprizë: karrem që mashtrojnë radarët e mbrojtjes ajrore dhe raketat e zbulimit termik, shkruan New York Times.
Pajisjet janë të gjata rreth një metër, në formë shigjete dhe të bardha me një bisht portokalli. Ato po lëshohen nga raketat balistike me rreze të shkurtër veprimi Iskander-M të lëshuara nga Rusia nga lansuesit mobilë në anën tjetër të kufirit, tha një zyrtar amerikan.
Ai shton se objekti misterioz hidhet kur predha vëren se është drejtuar nga mbrojtja ajrore, shkruan New York Times.
Objekti është plot me elektronikë dhe prodhon sinjale radio për të ndërhyrë me radarët e armikut që përpiqen të lokalizojnë Iskander-M, dhe përmban një burim nxehtësie për të tërhequr raketat që vijnë nga afër. Zyrtari, i cili nuk ishte i autorizuar të fliste publikisht për çështje të inteligjencës, e përshkroi rastin, por kërkoi të mbetej anonim.
Karremi i gjetur mund të jep një përgjigje për pyetjen pse mbrojtja ajrore e Ukrainës ka probleme me përgjimin e raketave ruse Iskander. Përgjigja mund të jetë në këto joshje që mashtrojnë mbrojtjen ajrore.
Iskander është një sistem raketash balistike me rreze të shkurtër veprimi me një rreze veprimi prej më shumë se 400 kilometra.
/TV Malisheva