Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë dhënë detaje për operacionin e sotëm të Njësisë Speciale në veri ku u arrestuan dy persona që dyshohet se ndërlidhen me vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani ka thënë se zyrtari tjetër policor i dyshuar për rastin nuk është hasur në vendin e ngjarjes.

Ndërkaq, personi tjetër i arrestuar nuk dyshohet të jetë i ndërlidhur me rastin, por në vendin që po qëndronte është gjetur armë

“Në bazë të urdhër kontrollit në aksionin e sotëm është arritur të arrestohet R.B i përfshirë në urdhër kontroll, përderisa i dyshuari i dytë po ashtu zyrtar policor që ka qenë në kërkim nuk është has nga policia në vendin e kërkuar. Gjatë këtij aksioni policor është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar por që nuk ka qenë i përfshirë në urdhër kërkim, por që arrestimi i tij është bërë nën dyshimin e bazuar se në atë lokacion ku është takuar personi është gjetur një armë”, tha Kelani.

Po ashtu, Kelani bëri të ditur që në operacion kanë qenë të përfshirë 100 zyrtarë policor.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit PK në bazë të udhëheqjes së dyshuar nga ka realizuar një operacion policor që ndërlidhet me rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviq. Në këtë operacion kanë qenë të kyçur drejtpërdrejt 100 pjesëtar policor, por sigurisht ka pasur edhe të tjerë të përfshirë”, tha ai.

Ndërkaq, prokurori i rastit Sylë Hoxha tha se ka parashtruar kërkesë për paraburgim në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Prokuroria Speciale me 14 tetor ka marrë vendim për zgjerim të hetimeve ndaj dy zyrtarëve policor, sot gjatë orëve të hershme është arrestuar njëri nga të ndërsa personi tjetër është në kërkim, hetimet janë zgjeruar për veprat penale pjesëmarrje në krimin e organizuar dhe keqpërdorim i pozitës njërin person e kam intervistuar sot paradite dhe kam parashtrua në Gjykatë Themelore kërkesën për paraburgim”.

Madje sipas Hoxhajt, grupi i Radojiçiqt ka ndikim edhe në Policinë e Kosovës.

“Ju jeni në dijeni se në veri janë zhvilluar aksione nga grupi kriminal i Milan Radojcicit fhe ka ndikim edhe në Policinë e Kosovës por edhe në struktura tjera, këta persona që janë arrestuar i janë përgjigjur urdhrave të tij, këta dyshohen që i kanë fshehur provat për vrasjen e Oliver Ivanoviçit por edhe vrasje të tjera”.

Share.