Gjakovë-Policia e Kosovës (PK) ka arrestuar dy persona, nën dyshimin se kanë tentuar të vrasin një person mbrëmë në Gjakovë,
Kjo u bë e ditur përmes raportit 24 orësh të policisë,
Mbrëmë në Gjakovë është arrestuar një person me inicialet D.K, i lindur 1983, sh/k, kurse sot në orët e mëngjesit është realizuar dhe arrestimi i personit të dytë M, sh/k, i involvuar dhe i dyshuar në këtë rast.
Në vazhdën e hetimeve janë kryer dhe dy (2) kontrolla të shtëpive dhe objekteve përcjellëse dhe më ketë rast janë gjetur dhe dy armë zjarri ( armë e gjatë automatike dhe një revole të cilat dhe janë konfiskuar si provë përcjellëse në rast.
Motivet e këtij rasti për momentin janë të panjohura, raporton TV Malisheva.