Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion policor në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ku siç mësohet janë arrestuar 7 persona nën dyshimin për keqpërdorim të subvencioneve në bujqësi.

Aksion të tillë policor në po këtë agjencion kishte zhvilluar policia e Kosovës muaj më parë ku u arrestuan disa zyrtarë.

Tashmë nuk ka ndonjë veturë të Policisë së Kosovës para ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural./TV Malisheva

Share.