Me datë 10.12.2020, pas orës 20:00, patrulla policore S.P Malishevë qe patrullonte në fshatin Kijevë është kontaktuar nga pronari i restaurantit ,,Tirona” dhe ka paraqitur problem me dy te dyshuarit e lartë cekur te cilët pasi qe pronari në ora 20:00 nuk u kishte shërbyer me pije alkoolike dhe kishte kërkuar që të dalin nga lokali.

Të njëjtit ishin kacafytur me pronarin duke mos dashur që të dalin nga lokali. Në momentin kur patrulla Policore ka ndërhyrë personat e dyshuar kanë rezistuar, dhe për këtë arsye Policët kanë përdorur forcën duar thatë dhe kanë arritur t’i prangosin të dyshuarit të cilët janë sjellë në S P Malishevë.

Pas matjes se alkoolit në organizëm ka dalë që rezultojnë me 2.08 promila alkool, ndërsa tjetri me 1.97 promila alkool në organizëm.

Lidhur me rastin është kontaktuar Prokurorja kujdestare dhe me urdhër te saj, rasti iniciohet si më lartë ndërsa të dyshuarit ndalohen në qendrën e mbajtjes S.P Malishevë për 48 orë.

Malisheva nuk është ende në fazën e kuqe, por në ora 20:00 kanë qenë të obliguar të jetë lokali i mbyllur. Do të ndërrmerren masa ligjore për mosprespektim të Ligjit. Një zyrtar policor është lënduar gjatë intervenimit dhe është dërguar në QKMF në Malishevë, thuhet në njoftimin e Policisë./ TV Malisheva

Share.