Dy persona janë arrestuar si të dyshuar për një aksident me fatalitet që ka ndodhur në Lloshkobare të Ferizajt më 7 nëntor të vitit 2021.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se shoferi M.K. kishte ikur nga vendi i ngjarjes bashkë me pasagjerin, R.B., të cilët ishin të kërkuar nga policia për një kohë.
Në këtë aksident ka vdekur këmbësori N.M. i moshës 60 – vjeçare.
“Që nga koha kur ka ndodhur aksidenti, policët hetues të Njësisë së Hetimeve të Aksidenteve i kanë vazhduar hetimet për identifikimin e veturës dhe personit/personave të dyshimtë, kanë intervistuar disa dëshimtarë dhe kanë grumbulluar informacione pandërprerë në terren”.
“Mbi bazën e disa informacioneve të pranuara, policët hetues kanë arritur që të identifikojnë veturën BMË dhe sot me datën 03.08.2023 kanë arrestuar të dyshuarin ( shoferin) I.J ( M/K) i moshës 21 vjeçar, i cili dyshohet se me datën 31.10.2021 në fshatin Loshkobare të Ferizajt ka shkaktuar aksident komunikacioni dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu me këtë rast është arrestuar edhe pasagjeri i veturës BMË, i dyshuari R.B ( M/K) i moshës 21 vjeçar “, thuhet në njoftim.
/TV Malisheva