Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë me dyshimin se kanë marrë para në vlera të larta me fajde.

Para këto që sipas dyshimeve të dyshuarit kanë blerë prona të paluajtshme dhe të luajtshme.

Si provë materiale siç njofton Policia e Kosovës janë konfiskuar para të gatshme, dy telefona mobil dhe disa dokumentacione.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, nën dyshimin se nga viktima të ndryshme kanë marrë para në vlera të larta me fajde, me të cilat para kanë blerë prona të paluajtshme dhe të luajtshme. Si prova materiale, janë konfiskuar para të gatshme, dy telefona mobil dhe disa dokumentacione. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /TV Malisheva

Share.