Policia e Kosovës ka arrestuar dje në Prishtinë gjashtë persona.
Kjo, pasi që gjatë kontrollimit tek të njëjti janë gjetur dhe sekuestruar 9 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE
Rr. Viktor Majer, Prishtinë 27.2023 – 16:30. Gjashtë meshkuj nga Kosova janë arrestuar për arsye se gjatë kontrollimit te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar 9 gramë substancë që dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
/TV Malisheva