Pas përfundimit të lojës së henbollit në Obiliq, ka ndodhur një rrahje.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se lidhur me këtë rast janë arrestuar dy meshkuj dhe tri femra të mitura.
Të lënduarve u është ofruar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./TV Malisheva