Tre adoleshentë amerikanë janë arrestuar sot, pasi të armatosur kishin hyrë gabimisht në oborrin e resorit të presidentit Donald Trup në Florida.
Policia filloi ndjekjen ndaj tyre në momentin kur e panë se vetura e 15 vjeçarëve ishte parkuar rreth tri kilometra larg resorit në fjalë, por adoleshentët nuk e kishin idenë se ku kishin hyrë.
Polici, Michael Ogronnick, tha se adoleshentët janë me fat që familja presidenciale nuk gjendej në ato momente aty, pasi siç theksoi, do të mund të qëlloheshin me armë nga shërbimi sekret, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Të tre këta, emrat e të cilëve nuk u bënë publike, do të mbahen në qendrën e paraburgimit për të rinj, derisa autoritetet të vendosin për procedurat tjera./Tv Malisheva