Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në fshatin Novakë të Prizrenit.

Arrestimi i tyre erdhi për shkak të prezantimit të rrejshëm si pjesëtar të IPK-së.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj nga Kosova, pasi që të njëjtit janë prezantuar rrejshëm si pjesëtar të IPK-së”, njofton policia.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa një lirohet në procedurë të rregullt.

/TV Malisheva

Share.