Personi i tretë i dyshuar për rastin e grabitjes së një argjendarie në Therandë është arrestuar.
Një gjë e tillë është bërë e ditur për Gazetën Insajderi nga prokurorja e rastit, Ervehe Gashi.
Ajo shkurtimisht foli për arrestimin dhe ka thënë se është në pritje të kallëzimit penal.
“Është e vërtetë, është arrestuar edhe personi i tretë. Detaje të tjera s’ka, jam në pritje të kallëzimit penal, në mënyrë që të vendosim se a do të ketë për këta persona kërkesë për caktimin e paraburgimit”, ka deklaruar ajo.
Dy persona të tjerë ranë në prangat e policisë gjatë ditës së djeshme për këtë rast.
Dy të dyshuarit besohet t’i kenë ndihmuar të tjerëve për kryerjen e veprës penale.
/TV Malisheva