Është arrestuar një person si i dyshuar për tentim vrasjen që ndodhi të martën e kaluar në Kaçanik.

I arrestuari me inicialet D.D., me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

28 -vjeçari dyshohet se në shenjë hakmarrje e kishte goditur viktimën 47-vjeçar fillimisht me veturë, e pastaj me një mjet të fortë, veprime këto që i kanë shkaktuar lëndime të rënda këtij të fundit.

47-vjeçari kishte kërkuar tretman mjekësor edhe në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

/TV Malisheva

Share.