Ka përfunduar nën pranga burri i modeles së njohur shqiptare, Angela Martini, rumuni Dragos Savulescu.
Një gabim i rëndë i gruas së tij zbuloi milionerin e kërkuar ndërkombëtarisht, shkruan mediumi rumun Stirile Pro TV.
I dënuar përfundimisht me pesë vjet e gjysmë burg në Rumani, biznesmeni u arrestua mbrëmjen e së dielës në Greqi.
“Ai ishte atje me pushime, kur partnerja e tij e jetës, një modele zvicerane me origjinë shqiptare, ndjeu nevojën për të publikuar fotografi të ndryshme në rrjetet sociale”, shkruan tutje mediumi rumun.
Thjesht, autoritetet në Bukuresht që po kërkonin Savulescun panë fotografitë e Angelës në Instagram dhe zbuluan vendndodhjen.
Ndjekësi i arratisur dhe i kërkuari ndërkombëtar Dragoș Savulescu u arrestua të dielën në mbrëmje në Mykonos, Greqi. I dënuar përfundimisht, që nga shkurti i vitit 2019, me pesë vjet e gjysmë burg, biznesmeni ishte me pushime me gruan e tij.
Modelja me origjinë nga Shkodra, Angela Martini mburrej në rrjetet sociale dhe kështu dha të dhëna për punonjësit e policisë duke treguar ku ajo është.
“Si është jeta?” E përsosur! ”, kishte shkruar Angela në mbishkrimin e një prej fotografive në Instagram, e cila zbuloi lokacionin ku ajo dhe bashkëshorti i saj ndodheshin.
Bashkëshorti i saj është i dënuar në Rumani për krime ekonomike. /TV Malisheva