Një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar nga strukturat policore shqiptare.
Shtetasi Luigi Colosso pritet të ekstradohet drejt Italisë.
I arrestuari prej disa kohësh fshihej në Tiranë për t’i shpëtuar drejtësisë italiane.
Gjykata e Apelit në Trieste, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi me pasoja
të rënda”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Ky shtetas dyshohet se në Tavagnacco, Itali, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, në cilësinë e administratorit të shoqërie sh.p.k,
ka deklaruar falimentimin duke keqpërdorur dhe fshehur shuma të mëdha në euro.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën dhe agjencitë e tjera ligj-zbatuese, po vijon proceduarat për ekstradimin e
këtij shtetasi drejt Italisë. /TV Malisheva