Policia e Kosovës ka arrestuar një grua nga Malisheva, pasi që e njëjta kishte ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të saj të mitur.
Viktima kishte pranuar tretman mjekësor, ndërkaq e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në Spitalin e Gjakovës.
“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që dyshohet që ka përdorur dhunë fizike ndaj djalit të saj viktimës mashkull nga Kosova- i mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në Spitalin e Gjakovës në repartin e psikiatrisë, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.
/TV Malisheva