Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar një burrë nga Drenasi.
I njëjti dyshohet se gjatë ditës së djeshme ka dhunuar një shtetase të huaj.
Sipas raportit të policisë, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Drenas 15.08.2022-NN. Lidhur me rastin me date 16.08.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull sh/k pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar viktimën femër shtetase e huaj. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
/TV Malisheva