Policia e Kosovës në Gjakovë ka arrestuar një person të dyshuar për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Të njëjtit i janë konfiskuar armë dhe municion.

Në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se i dyshuari me inicialet F.U javën e kaluar kishte shtënë me armë zjarri në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë.

“Stacioni Policor në Gjakovë, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin F. U., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1998), mbi dyshimin e arsyeshëm se i njëjti me datën 14.07.2023 kishte shtënë më armë zjarri në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë. Në shtëpinë e të dyshuarit është konfiskuar një pushkë automatike AK47 (që dyshohet të jetë përdorur në rastin e raportuar), një karikator dhe 60 copë fishekë të po të njëjtës armë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të Prokurorit të Shtetit.

/TV Malisheva

Share.