Hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në tri raste të veprave të ndryshme penale vjedhje, ku cak i këtyre vjedhjeve ishin çantat e krahut të vjedhura nga viktimat femra.

Arrestimi i K. M., i moshës së mitur, shtetas i Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara për përfshirje në tri vepra penale vjedhje e rëndë që ishin raportuar javën e fundit në Mitrovicë.

Pas procedurave të nevojshme intervistuese nga ana e prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt.

Share.